Pse Rama anuloi takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pasi Rama anuloi takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edvin Mafia në një akt banditesk anullon takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut sepse nuk i pëlqeu deklarata e tij me presidentin Meta për çeljen e negociatave.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Mafia anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut!

Miq, pas ndeshkoi Maqedonine e Veriut me refuzimin e hapjes se negociatave me BE, Edvin Mafia ne nje akt banditesk anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut sepse nuk i pelqeu deklarata e tij me presidentin Meta per çeljen e negociatave.

Lexoni mesazhin e diplomatit dixhital. sb

Pershendetje Doktor,
Pas deklarates se Pres. Pendarovskit ne konference per shtyp me Pres. Meta. Menjehere Rama e thirri Drejtoreshen e Protokollit te Shtetit dhe i tha ta lajmeroj Pres.Pendarovski se anulohet takimi Rama-Pendarovski.
Asnje media nuk po e jep kete gje !!!!
Mbremje te mire.