Protesta te Unaza e Re, Balliu shpërthen ndaj Ramës: Tani është momenti të largojmë këtë bandit

Banorët e Unazës së Re kanëvijuar protestën e tyre edhe mbrëmjen e sotme, pavarësisht fitores së paradites përballë Gjykatës ku u arrit lirimi i 3 protestuesve që mbaheshin të arrestuar.

Gjatë fjalës së tij, përballë protestuesve, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se, banorët arrestohen çdo ditë por askush nuk arrestohet për mega aferën korruptive tek Unaza e Re.

“Qytetarët në burg ndërsa Jorgo Toto vazhdon të shijojë luksin e parave të vjedhura. Rama i ka shpallur luftë demokracisë duke sulmuar institucionin e protestës ndërsa arreston qytetarët thjesht se flasin kundër këtij regjimi.

Rama la Shqipërinë pa gjykata, e la vendin pa Parlament, pa drejtësi dhe e la Shqipërinë pa Europë, pasi BE i tha Jo Edi Ramës dhe jo qytetarëve shqiptarë.

Ndaj tani është momenti të largojmë këtë bandit që ka vjedhur institucionet me paratë e bandave të krimit”, u shpreh Balliu.