Prokuroria konfirmon kr*imin e kryer nga Kajmaku i Ramës me emrin Jorgo Toto

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, ka bërë publike provat zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me hetimin ndaj të emëruarit të Edi Ramës në bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas Bardhit, Interpol Tirana ka faktuar se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi, pasi kishte në zotërim para të falsifikuara.

Bardhi citon shkresën e prokurorisë

Nga informacioni i zyrës Interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave të shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazën e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurmë përputhen me gjurmët e gishtave të shtetasit Jorgo Toto.

Prokuroria ka sqaruar se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto është i njëjti person.

Duke folur nga selia blu, Bardhi është shprehur se prokuroria ka konfirmuar se Agim Kajmaku, përfshihet në përcaktimin e pikës 3 të ligjit për dekriminalizimin, që sjell edhe faktin se ka fshehur në deklaratën e tij se ka qenë i arrestuar në Greqi.

‘Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike’, tha Bardhi.

1 27

2 27

3 14

4 8