Berisha: Fitore e paqes dhe e sigurisë në botë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit për vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Badadi. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se, kjo është një fitore e paqes dhe e sigurisë në botë.

“Në një operacion të njesive speciale të SHBA u eleminua fizikisht njëri prej përbindeshve më mizorë të pas Luftës se Dyte Botërore”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

“Nje fitore e paqes dhe sigurise ne bote!

Miq, sot presidenti i SHBA Donald Trump informoi kombin e tij dhe boten se ne nje operacion te njesive speciale te SHBA u eleminua fizikisht njeri prej perbindeshve me mizor te pas Luftes se Dyte Boterore, Abu Bakr Al-Baghdadi.

Themelues dhe udheqes i shtetit dhe Kalifatit terrorist Al-Baghdadi me grupet dhe ushtrine e tij terroriste mori ne menyrat me barbare jeten e qindra mijra njerezve te pafajshem, burra, gra, femije, te moshuar te te gjitha besimeve fetare dhe rracave njerezore!

Zoti i bekofte ata qe asgjesuan kete kryeterrorist te kohes si dhe flamurin dhe kombin e tyre amerikan!”

Presidenti amerikan, Donald Tramp konfirmoi përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, se ai u vetëvra në një operacion sekret të ushtrisë amerikane në fshatin Barisha në Idlib.

“Shtetet e Bashkuara bënë drejtësi me numrin 1 të terrorit në botë. Abu Bakër al-Bagdadi. Ai vdiq si qen, si një frikacak”.

Forcat speciale të ushtrisë amerikane rrethuan zonën ku Abu Bakër al-Bagdadi fshihej. Në operacion morën pjesë edhe 8 helikopterë të ushtrisë amerikane.

Ishte analiza e ADN-së së trupit që vërtetoi se i vrari ishte sheiku i terrorit.

Screenshot 45 7