Arroganca e Partisë Socialiste nuk ka limite, i bëjnë mbledhjet e partisë në shkollë

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të disa fotove ku shikohen anëtarët e Partisë Socialiste Mallakastër ku i bëjnë mbledhjet e partisë në shkollë.

Vokshi shkruan në një postim në Facebook se, shkollat duhet të jenë vatra të dijes e jo fole socialistësh…

Positimi i Vokshit

Ligji e përcakton qartë që shkollat nuk duhen përdorur për aktivitete politike… por shihni Partinë Socialiste Mallakastër ku i bën mbledhjet, zgjedhjet e partisë…

Nuk dimë ç’u bë me inspektimin e Ministres @BesaShahini në 240 shkolla… pasi nuk është publikuar asnjë raport në lidhje me të, por pse nuk reagon ajo për këtë politizim të shkollave?

Shkollat duhet të jenë vatra të dijes e jo fole socialistësh…

1 26