Revoltë në Mat, banorët në protestë kundër ndërtimit të HEC-it, përplasje me policinë

Banorët e fshatit Zall Gjoçaj janë ngritur në protestë paraditen e sotme, kundër ndërtimit të një hidrocentrali, i cili sipas tyre do të marrë ujin që iu nevojitet për punët në bujqësi dhe vajitjen e tokave. Banorët e fshatit thonë se do të ngrenë çadra në vendin e ndërtimit për të ndaluar këtë HEC.

Banorët kanë bllokuar rrugën që lidh fshatin me qytetin, dhe kërkojnë që të ndalojnë punimet për ndërtimin e HEC-it por u pëprlasën fizikisht me forcat e policisë. Ata thonë se i kanë dërguar letra ministrisë së Energjisë ku kërkojnë që të mos iu merret uji nga kompania private që ka marrë lejen për të ndërtuar HEC-in.

E gjithë protesta e banorëve të 4 fshatrave te Matit u monitorua nga policia ku pati edhe përplasje mes policisë dhe banorëve.

Banorët e katër fshatrave të Matit janë hedhur në protestë prej kohësh kundër ndërtimit të një HEC-i në zallin e Melthit. Ata kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve dhe të ruhet burimi i zonës. Protestuesit nuk lejojnë marrjen e ujit të tyre për ndërtimin e HEC-it privat.

Banorë të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lam i Madh në Bashkinë e Matit prej disa ditësh protestojnë kundër ndërtimit të një HEC-i në zallin e Melthit.

protesta 1