Kush është drejtori i ri i Portit, u emërua tre ditë pasi dha dorëheqjen vëllai i Igli Tares

Edhe pse lajmi ende nuk është bërë zyrtar, ka dalë edhe emri i drejtorit të ri i portit të Durrësit.

Burime të brendshme në portin e Durrësit kanë bërë të ditur se, drejtori i ri do të jetë, Pirro Vëngu.

Shqiptaro-greku ka marrë këtë post të rëndësishëm me pëlqimin e madh të ministres së Transporteve, Belinda Balluku.

Burimet thanë se, është i njohur fakti i afrimitetit të Ballukut me Vëngun. Ky afrimitet ka bërë që edhe njeriu i cili merr vendimet në qeveri, Engjëll Agaçi të vendosë për emërimin e Pirro Vëngut në këtë detyrë.

Ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë, Agron Taren, vëllain e Igli Tares i cili dha dorëhqejen para tre ditësh, një ditë pasi të niste operaciopni madh policor në por, i cili dështoi pasi u dekonspirua.

agron tare

durres