Mediu në Berlin me deputetët e Bundestagut: 9 kushtet udhërrëfyesi për dialogun dhe zgjidhjen e krizës

Kreu i Partisë Republikane dhe aleati i PD-së, Fatmir Mediu ka takuar në Berlin disa zyrtarë të Bundestagut. Përmes një postimi në Facebook, Mediu tregon se, është takuar me Raporterin për Shqipërinë ne Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, Katja Leikert Zv Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU, Peter Beyer LL.M, Koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike.

Ai shkruan se i ka falenderuar në emër të opozitës shqiptare  për mbështetjen që Bundestagu i dha Shqipërisë për hapjen e negociatave për BE te shoqëruar me 9 kushte që reflektojnë qartë se Gjermania do një Shqipëri demokratike dhe Europiane.

Postimi i plotë i Mediut

Gjate vizites ne Berlin pata kenaqesine qe te zhvilloja takime me deputete te Bundenstagut Gjerman me Raporterin per Shqiperine ne Komisjonin e Jashtem Christian Schmidt, Katja Leikert Zv Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU, Peter Beyer LL.M, Kordinator per Mardheniet Transatlantike.

I falenderova ne emer te opozites per mbeshtetjen e sinqerte qe Bundestagu I dha Shqiperise per hapjen e negociatave per BE te shoqeruar me 9 kushte qe reflektojne qarte se Gjermania do nje Shqiperi demokratike dhe Europiane, me nje shtet kushtetues, lufte kunderr krimit dhe korrupsionit, gjyqesor funksional dhe te pavarur.

Per opoziten kushtet e Gjermanise jane udherefyesi per te ardhmen per dialogun dhe zgjidhjen e ngercit politik zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Po ashtu i bera me dije se opozita ka filluar punen mbi keto kushte duke ndertuar nje grup qe po punon per reformen zgjedhore per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Deputete e Bundenstagut Gjerman garantuan mbeshtetjen per Shqiperine si dhe kembengulin per permbushjen me seriozitet nga qeveria dhe politika te kushteve te vendosura si interes i Shqiperise dhe Shqiptareve.