Ballina Aktualitet Deklarata e fortë e kryebashkiakes Ademi: Shkodra nën presion politik dhe kriminal…

Deklarata e fortë e kryebashkiakes Ademi: Shkodra nën presion politik dhe kriminal…

Shkodra ishte stacioni i rradhës i bashkimit të intelektualëve shqiptarë nen moton “Për shqiptarët dielli lind në perendim”, ku e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana  Ademi.

Ky takim vjen në kohën kur Kryeministri Edi Rama po lëviz drejt Serbisë me të ashtuquajturën “Mini-Shengen Ballkanik” dhe plane të tjera okulte.

Aulon Kalaja, gjatë fjalës së tij u shpreh se, aktivistë të reagimit qytetar, patriotë, artistë, ish ambasadorë, historianë, studentë, avokatë, grupi kundër faljes së detit Greqisë dhe njerëz të profesioneve të lira, mblidhen për të pjekur një mendim dhe për te konfirmuar aleatin strategjik që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Ndërkohë, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi foli me nota pesimiste, duke u shprehur mjaft e zhgënjyer për mosçeljen e negociatave.

Gjithashtu, Ademi theksoi faktin se, Shkodra nuk është në situatë të mirë pasi ndodhet nën presion politik dhe kriminal …

“E keqja jonë e madhe është Edi Rama dhe ajo drita jeshile nganjëherë më duket se nuk është atje në fund të tunelit.

Për Shkodrën nuk është situatë e mirë. Ne vazhdojmë të jemi në presion politik e kriminal. Tani më tepër. Ngjan në dukje se jemi të vetëm, por nuk është ashtu. Fakti që formalisht ngjajmë vetëm na bën të kërkojmë më shumë. Por pjesa lidhur me oligarkinë dhe krimin në pushtet që kontrollon çdo qelizë është e rëndë.

Duhet të ketë lëvizje. Nuk ka zgjidhje politike për situatën që ndodhemi. Ajo vjen vetëm përmes njerëzve. Përdorimi i mjeteve demokratike janë të pamjaftueshme, duhet të shpikim mjete të tjera,  pasi në të kundërt tryeza tjetër do të jetë me gjysmën e njerëzve që janë këtu se të tjerët do të kenë ikur”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës.

Exit mobile version