Deklarata e fortë e kryebashkiakes Ademi: Shkodra nën presion politik dhe kriminal…

Shkodra ishte stacioni i rradhës i bashkimit të intelektualëve shqiptarë nen moton “Për shqiptarët dielli lind në perendim”, ku e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana  Ademi.

Ky takim vjen në kohën kur Kryeministri Edi Rama po lëviz drejt Serbisë me të ashtuquajturën “Mini-Shengen Ballkanik” dhe plane të tjera okulte.

Aulon Kalaja, gjatë fjalës së tij u shpreh se, aktivistë të reagimit qytetar, patriotë, artistë, ish ambasadorë, historianë, studentë, avokatë, grupi kundër faljes së detit Greqisë dhe njerëz të profesioneve të lira, mblidhen për të pjekur një mendim dhe për te konfirmuar aleatin strategjik që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Ndërkohë, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi foli me nota pesimiste, duke u shprehur mjaft e zhgënjyer për mosçeljen e negociatave.

Gjithashtu, Ademi theksoi faktin se, Shkodra nuk është në situatë të mirë pasi ndodhet nën presion politik dhe kriminal …

“E keqja jonë e madhe është Edi Rama dhe ajo drita jeshile nganjëherë më duket se nuk është atje në fund të tunelit.

Për Shkodrën nuk është situatë e mirë. Ne vazhdojmë të jemi në presion politik e kriminal. Tani më tepër. Ngjan në dukje se jemi të vetëm, por nuk është ashtu. Fakti që formalisht ngjajmë vetëm na bën të kërkojmë më shumë. Por pjesa lidhur me oligarkinë dhe krimin në pushtet që kontrollon çdo qelizë është e rëndë.

Duhet të ketë lëvizje. Nuk ka zgjidhje politike për situatën që ndodhemi. Ajo vjen vetëm përmes njerëzve. Përdorimi i mjeteve demokratike janë të pamjaftueshme, duhet të shpikim mjete të tjera,  pasi në të kundërt tryeza tjetër do të jetë me gjysmën e njerëzve që janë këtu se të tjerët do të kenë ikur”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës.

Për shqiptarët dielli lind në perëndim!

Ka ardhur koha që të gjithë të flasim, të japim opinionin tonë të lirë duke menduar më shumë se për të sotmen, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ndërtimi por sidomos ruajtja e demokracisë dhe e vlerave të saj, janë një proces që kërkon mund e sakrifica, nga selici prej nesh. Ndërsa ne shqiptarët, përditë e më shumë, po identifikojmë të keqen tonë të madhe, atë që po na shmang nga rruga jonë që nisëm më 1990- ën “Shqipëria si e gjithë Europa”, është momenti të marrim përgjegjësitë tona.Shqipëria ka nevojë për kontributin e çdonjërit nga ne! Por ky kontibut duhet të nis të jepet sot që nesër, të penduar të mos themi: Sa vonë u kujtuam!Diskutimi që unë mbajta në tryezën “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, përcolli pikërisht këto mesazhe që mund ti ndiqni edhe në videon më poshtë.

Gepostet von Voltana Ademi – Faqja zyrtare am Freitag, 25. Oktober 2019