Tallja e tifozëve të “Tironës” me gazetarin

Tirana luajti në Ballsh ndeshjen e radhës për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë u mundën me rezultatin e pastër 3-1 nga vendasit.

Në stadiumin “Adush Muça”, nuk mungonin as tifozët bardheblu që ishin prezent, tifogrupi “Tirona Fanatics” si në çdo ndeshje edhe sot ishte në mbështetje të skuadrës.

Por, ajo që binte sy në stadium ishte edhe prezenca e tifogrupit tjetër “Capital Crew”.

Ky tifogrup u dënua nga Disiplina me perjashtim deri në fund të sezonit nga “Selman Stermasi”, por kjo nuk i ka penguar për të udhëtuar drejt Ballshit.

Të pranishëm në shkallët e stadiumit tifogrupi “Capital Creë”, ka shpalosur edhe disa banderola duke ofendruar gazetarin Artan Hoxha, lidhur me deklaratat e tij pas derbit ku shprehej se ishin vendosur bomb ate tifozët e Partizanit.

Pankartata e shpalosura në stadium thonin “Artan Haxha, kronist, muzikant, gjinekolog, ç’a…je”