E tha edhe këtë: Nuk është imagjinuar në histori lufta që i kam bërë unë krimit

Kreu i qeverisë që ka kthyer pushtetin në një organiztaë krimianle deklaroi sontet në një debat me gazetarët se “ajo që ai ka bërë në luftën ndaj krimit të organizuar nuk është imagjinuar në histori.”

Gazetarët kritikuan Ramën duke e konsideruar qeverinë e tij si një pushtet gangosh, ku të fortët janë kudo. “Dy vjet pasi ju fituat pushtetin, Shullazi shoqërohej me makinë eskortë nëpër Tiranë.

“Ai ka qenë edhe më parë i kërkuar nga policia, por ansjëherë nuk lëvizte I shoqëruar me eskortë”, tha gazetari Nano.

Pas dështimit për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen si homologu i tij i Maqedonisë së Veriut.

Në emisionin Opinion ai tha se do të jepte dorëheqjen vetëm sipas tij, nëse nuk do kishte bërë detyrën.

Sipas tij ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë të tjera me Shqipërinë, ndërsa shkoi dhe më tej teksa tha se BE e tradhtoi kryeministrin Zoran Zaev.

“Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do bënte të njëjtën gjë për një arsye tjetër, sepse Zaevi ka kërkuar ndërrimin e emrit, e emrit të vendit e kupton çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit?

Është njësoj tani si ti të ndërrosh emrin të vish të Fevziu ti të quhesh Sami Ameni që të hysh tek Fevziu (I drejtohet Andi Bejtes) .

E kupton çdo të thotë të quhet Sami Ameni të vish te Fevziu. Ose Fevziu të quhet Bruno Vespa që të lidhet direkt me Rain, e kupton dhe pastaj RAI në fund t’i thotë ti s’ke flokë nuk të marrim te Bruno Vespa…Ca do bëjë Fevziu, ca do bësh ti?”, tha Rama

Për të parën herë që nga dita e refuzimit të Shqipërisë nga Këshilli Europian për hapjen e Negociatave, Rama ka pranuar sonte se Gjermania i ka venosur kushte për këtë process.

“Ka pasur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte pro, por me disa kushte”, tha Rama, i cili nuk ka deklaruar se është i angazhuar për përmbushjen e këtyre kushteve.

“Çfarë përgjegjësie kam unë për ikjen, nëse nuk akuzohem se nuk kam barazuar standardin e jetesës së Shqipërisë me Gjermaninë? kjo gjë ndodh kudo. njerëzit ikin për standarde më të mira jetese, për t’i arritur sa më shpejt”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, të vetmet vende që kundërshtuan ishin Franca dhe Danimarka, e jo një shumicë kundër.

“Nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka pasur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka. Asnjë tjetër. Ka pasur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte pro, por me disa kushte.

Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin ‘po’ pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Rama.

Ai komentoi edhe arsyen e presidentit Emmanuel Macron, se azilantët shqiptarë janë problem.

“Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishtat për azil, a ku di unë janë për politikë në Francë”.