Bardhi përshëndet rezolutën e PE: Qeveri e re për të hapur negociatat

“Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi ka përshëndetur rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

“Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj. Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa”, shprehet Bardhi.