Pse u përjashtua Sollaku nga gara për Gjykatën e Lartë?

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk do të kandidojë për në Gjykatën e Lartë. Ky vendim është marrë një ditë më parë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nuk jepen arsyet pse ish-kryeprokurori Sollaku u përjashtua nga gara, por dyshohet për shkak të pasurisë…

Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm, ndërsa tani ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ, njofton Lapsi. Mësohet se shkak për përjashtimi nga gara për Sollakun është bërë largimi nga posti i kryeprokurorit 12 vite më  parë.

Emrat që vijojnë garën për Gjykatën e Lartë janë; Rezarta Melo; Ervin Pupe; Kestrin Katro; Sokol Sadushaj; Ilir Panda; Ardita Alsula; Jetmira Rragami. Fillimisht në garë për Gjykatën e Lartë  kanë qenë 22 kandidatë, ndërsa KLGJ-ja pasi verifikoi me detaje të gjithë veprimtarinë e tyre, vendosi të kualifikojë vetëm 8 prej tyre.

Tashmë me “skualifikimin” e Sollakut, në garë aktualisht janë edhe shtatë kandidatë të tjerë. Gjykata e Lartë sipas ligjit duhet të këtë në organikën e saj 19 anëtarë, 16 gjyqtarë karriere dhe tre nga radhët e juristëve të spikatur.