Dybala: Juventusi në rrugë të duhur për ta fituar Ligën e Kampionëve

Paulo Dybala ka insistuar se Juventusi mund t’i shkojë ëndrrës në Ligën e Kampionëve deri në fund, pasi dy golat e tij të shënuar në minutat e fundit i ndihmuan Juventusit në tentimin për ta fituar ndeshjen e fazës së grupeve kundër Lokomotiv Moskës.

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i shënoi dy gola brenda dy minutave, duke i ndihmuar Juventusit ta përmbysë rezultatin kundër Lokomotiv Moskës në ndeshjen e Grupit D të Ligës së Kampionëve në Torino, që përfundoi me rezultat 2:1.

Kjo e lë Juventusin baras me Atletico Madridin me shtatë pikë, pas fitoreve përkatëse në ndeshjet e xhiros së tretë dhe skuadra e Maurizio Sarrit ende s’e ka shijuar disfatën këtë sezon.

“Ne jemi një skuadër me përvojë të mrekullueshme dhe mezi po presin t’i shkojmë deri në fund ëndrrës së kësaj gare”, ka thënë Dybala.

“Jam shumë i lumtur, me të vërtetë më janë dashur dy gola të tilla. Ishte një ndeshje e vështirë, por ju mund ta shihnit me të vërtetë cilësinë e kësaj skuadre. Ne gjithmonë qëndruam të qetë, deri në momentin kur shënuam”.

“Mendoj se kemi mjaftueshëm cilësi për të shkuar më larg dhe për të bërë më shumë sesa në vitet e kaluara”.

“Jam shumë i lumtur, me të vërtetë më nevojiteshin dy gola si këto”.

Pas kësaj fitore, Juventusi radhitet në pozitën e parë në tabelë, me baras pikë me Atletico Madridin, ndërsa Lokomotiva i ndjek nga pas e Bayer Leverkuseni radhitet i fundit.