Sekuestrohet skafi me 860 kg marijuanë nga Shqipëria në Bari

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 450 kg drogë, 418 kg marijuanë e 31 kg hash të trafikuar drejt Italisë në bordin e një skafi të drejtuar nga një shtetas italian 48 vjeç. Operacioni i sekuestrimit të drogës është ekzekutuar nga Antimafia Italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Barit.

Mjeti lundrues është spikatur gjatë natës ndërsa udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt brigjeve të Italisë.

Sipas autoriteteve italiane skafi me drogë dyshohet se vinte nga Shqipëria. Skafi është identifikuar rreth 18 milje larg brigjeve të Monopolit e është aktivizuar menjëherë operacioni për ndalimin e tij.

Në skaf u gjetën rreth 450 kg drogë 418 kg marijuanë e 31 kg hashash i konfeksionuar në 45 pako me peshë 2, 5 e 10 kg. Çdo pako ishte shënuar me ngjyra e sigla të ndryshme që informojnë mbi destinacionin e tyre dhe vendprodhimin. Me urdhër të Prokurorisë së Barit, ndaj skafistit italian është ekzekutuar urdhri i arrestimit me burg.

Suksesi i operacionit të sotëm është frut i një plani strategjik të antimafias e të Guardia di Finanza Italiane për të ndaluar trafiqet ilegale nga Ballkani ku janë impenjuar dhe forca të operacionit europian “Themis 2019” i aktivizuar për të mbrojtuar kufijtë europianë.