Grabiten me armë lekët në zyrën postare në mes të ditës

Një zyrë postare është grabitur mesditën e sotme në Fushë Bulqizë.

Nga të dhënat e para mësohet se persona të paidentifikuar dhe të armatosur kanë grabitur rreth 200 mijë lekë nga zyra postare.

Raportohet se grabitësi/ët kanë qëlluar në ajër me automatik.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

vjedhje maska terror