Doshi dhe Dako non grata në SHBA, Ambasada Amerikane se do të dalin emra zyrtarësh të tjerë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një video në facebook, solli edhe një herë në vemendje faktin se u është ndaluar përgjithmonë hyrja në Amerikë, deputetit Tom Doshi, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dy miqtë e ngushtë të Edi Ramës si dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Po kështu edhe familjarëve të tyre. Por jo vetëm kaq! Ambasada paralajmëron se së shpejti do të dalin emrat e zyrtarëve të tjerë shqiptarë, të përfshirë në raste të mëdha korrupsioni që nuk do shkelin më në SHBA.

Lajmërimi i Ambasadës në faqen zyrtare

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARDfer1VGcIgBuLeYrPZTnqFPhb75QxXZBj9IFQkt6LlTH9AnudPZv_F7CUuXu-6wn2yMDevtFrlxyeF