Ballina Kryesore Basha citon Merkel: Shqipëria nuk na bindi…, Macron: Shumica e BE kundër...

Basha citon Merkel: Shqipëria nuk na bindi…, Macron: Shumica e BE kundër Shqipërisë

Kryetari i opozitës, Basha i është përgjigjur Ramës me deklaratat që liderët europianë kanë bërë në lidhje me mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Basha citon Kancelaren Merkel ndërsa shprehet se “Shqipëria nuk na bindi për të marrë një vendim unanim”. Një tjetër deklaratë e Presidentit francez, Macron shprehet qartë se “shumica e vendeve të BE ishin kundër Shqipërisë.”

Kryeministri i Holandës, Rutte thotë se “kemi shqetëisme ndërsa pyesim veten se sa shumë përparim ka bërë Shqipëria”

“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shprehet Basha.

Exit mobile version