Mesazhi i Europës i drejtohet shqiptarëve; me Ramën e kanë mbyllur as e dëgjojnë as i dëgjon më!

Nga Ervin SALIANJI

Mesazhi i përsëritur që japin vendet e Bashkimit Europian me moshapjen e negociatave është një mesazh që i drejtohet qytetarêve shqiptarë. “Popujt nuk kanë faj” tha presidenti Macron duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt qeverinë. Shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mundesa e sundimit të ligjit, mosndeshkueshmeria, mungesa e institucioneve, ilegjitimiteti i zgjedhjeve, favorizimi i krimit të organizuar, numri i lartë i azilantëve ekonomikë etj janë problemet me të cilat qeveria duhet të shkëputet dhe më pas të përballet.

Prej vitesh vendet e BE po flasin me të vetmin mekanizëm që kanë në dorë, në mënyre te drejtperdrejte diku dhe diku me gjuhe diplomatike po i japin mesazh qytetarëve që të ndërrojnë qeverinë. Europinatët e duan Shqipërinë dhe qytetaret e saj por jo qeverinë!

Duhet theksuar që Rama po refuzohet nga qeveritë e majta si qeveritë e Spanjës, Danimarkês, Francës etj, mbështetja për shqiptarët ka ardhur ka partitë simotra të PDSh falë lobimit, kontakteve dhe qëndrimit të PD se hapja e negociatave do ta kushtëzonte më shumë qeverinë nëpërmjet monitorimit.