Kryemadhi: Janë partnerët tanë strategjikë ata që na obligojnë më shumë për të larguar Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas daljes nga selia e Partisë Demokratike ku ishte e pranishme në tryezën e aleatëve opozitarë, ushpreh se, Edi Rama ka luajtur me ëndrrat e shqiptarëve për hir të pushtetit të tij.

Kryemadhi tha se, 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu e kanë vënë para përgjegjësisë Ramën.

“Kanë qenë partnerët tanë strategjikë ata që na obligojnë më shumë për të pasur një agjendë për të larguar Ramën. 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë që duhet të ndjekë opozita. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama që po largon Shqipërinë nga BE. BE e vuri Ramën përballë përgjegjësisë.

Kushtet e Bundestagut e vunë para përgjegjësisë. Maqedonia  e pësoi nga Shqipëria. Ne nuk duhet të gabojmë në vazhdim. Duhet të krijojmë besimin te njerëzit për të arritur në zgjedhjet e parakoshme. Protesta do ketë dhe duhet të ketë përditë”, u shpreh Kryemadhi.