Basha-Ramës: Mjaft më me shfajësime, koha të pranosh përgjegjësinë për dështimet e tua

Kryetari i opozitës, Basha i është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë duke u shprehur se i ka lodhur shqiptarët me shfajësimet për dështimet e tij.

“Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shprehet Bashan ë një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Bashës
Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama!

Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar. Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar?

Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.