Ballina Aktualitet Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, humb jetën drejtuesi i mjetit

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Një veturë është përplasur me një kamion dhe për pasojë një person ka humbur jetën, drejtuesi i autoveturës.

Emri dhe mosha e viktimës ende nuk dihet ndërsa mësohet se është e seksit mashkull ndërsa autovetura me targa të huaja me të cilënudhëtonte është shkatërruar plotësisht.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda tunelin të Krrabës ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak ka qenë parakalimi i gabuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pë të mësuar rreth shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik, ndërkohë edhe embulanca me ekip mjekësor ndodhen pranë vendgjarjes.

Viktima është duke u transportuar drejt morgut të Elbasanit ndërsa ka mosgjetje të dakortësisë mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Elbasanit për të marrë nën hetim çështjen.

Exit mobile version