Pas letrës së Trump e vizitës së Pence, Erdogan ndalon sulmin në veri të Sirisë

Presidenti amerikan Trump përmes një postimi të shkurtër të rrjetet sociale ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me Presidentin e Turqisë për armëpushim.

Ai ka falenderuar reagimin e Erdogan duke shtuar se do të shpëtohen mijëra jetë.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë marrë vesh për një armëpushim të menjëhershëm në pjesën veriore të Sirisë.

Ky armëpushim do të zgjasë për 120 orët e ardhshme, raporton televizioni informativ gjerman N-TV.
Lajmin e ka kumtuar nënpresidenti i Amerikës, Mike Pence.

Ai po qëndron në Ankara, ku sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi vjen pasi shefi i Pence, Donald Trump, e porositi Erdoganin të mos bëhet “budalla” dhe të mos kryejë masakër ndaj kurdëve në Siri