Mirënjohës Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe CDU

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka shprehur mirënjohjen e tij për Fondacion gjerman “Konrad Adenauer” dhe CDU-në, që e kanë mbështetur këto vite, rininë e PD-së.

“Krenar për bashkëpunimin e ngushtë me Fondacionin “Konrad Adenauer”, shprehet Këlliçi, si partnerin kryesor të FRPD-së në këto 3 vite. Sëbashku me KAS kemi patur mundësinë të organizojmë me qindra takime, trajnime e bashkëbisedime me të rinj në të gjithë vendin dhe kemi themeluar “Akademinë Politike”, si një institucion dhe shkollë e formimit politik të brezave të ardhshëm demokratë.

Në kuadër të festimit të 10-vjetorit të themelimit të këtij fondacioni në Shqipëri, Presidenti i KAS, Prof. Dr. Norbert Lammert u nderua me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Falenderime e mirënjohje pafund për ndihmën e pakursyer që CDU na ka dhënë përmes Fondacionit “Konrad Adenauer” në këto vite”.

2 13