A do të burgoset polici që kreu vrasjen në Kavajë?!

Zyrtari i burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i cili vrau një person dhe mbeti i plagosur në ngjarjen në Kavajë ka lënë dhomën e reanimacionit ndërsa mësohet se, është shtruar tek reparti i infektivi në spitalin e Durrësit. Ndërkohë që pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore pritej transferimi në ambientet e paraburgimit pasi Gjykata e Kavajës caktoi masën ‘Arrest me burg’, nuk dihet se pse Toçi është shtruar në repartin e infektivit në Durrës.

Kujtojmë se Gjykata e Kavajës ka caktuar masën “arrest me burg” për Bledar Toçi dhe vëllai i tij Bernard Toçi, këtij të fundit iu gjetën 7 doza kokainë në banesë.

Krimi i rëndë i ndodhur pak ditë më parë, trondti jo vetëm Kavajën por edhe mbarë opinion publik ku shefi i sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi qëlloi për vdekje 41-vjeçarin, Dritan Haxholli, në apartamentin e nënës së tre fëmijëve, Marsida Qatja, e cila u cilësua si “molla e sherrit”.