Maskat bëjnë kërdinë! Pas grabitjes në Korçë, grabiten 2 milionë lekë në një banesë në Elbasan

Pas grabitjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, një tjetër banesë u grabit nga persona të paidentifikuar në Elbasan.

Sikundër raportohet ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ në familjen e shtetasit Shaqo Karafili,

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesë në momentin që familjarët nuk ishin aty dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuterish.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me vjedhjen, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të grabitjes.

Familja Karafili ka konstatuar vjedhjen kur janë kthyer në banesë. Deri më tani mësohet se janë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.

Policia e Korçës bëri me dije se persona me maska në kërcënimin e thikave kanë grabitur një çift të moshuarish në fshatin Drenovë, Korçë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave të para, mësohet se persona janë ende të paidentifikuar dhe kanë qenë me maska.

Rreth 800 mijë lekë janë vjedhur nga banesa sipas policisë. Të moshuarit treguan si janë godituar dhe më pas janë kërcënuar nga grabitësit. Mësohet se kanë qenë dy persona me maska që kryen vjedhjen.