Balliu dhe 9 të arrestuarit e tjerë për protestën te Unaza e Re, nesër në gjykatë për masën e sigurisë

Protestuesit e Unazës së Re, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së dielës, në radhët e të cilëve është edhe ish deputeti Klevis Balliu, do të paraqiten paraditen e së mërkurës në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurimit personal.

Balliu dhe nëntë të arrestuarit, banor të zonës së Astritit do të përballen me akuzën e “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.

Ndërkohë të hënën gjykata la me “detyrim paraqitje” tre prej protestuesve të arrestuar të premten e kaluar.

Për Balliun është hera e dytë ndalimit nga policia gjatë protestave në Astrit. Nga ana tjetër, banorët vazhdojnë të qëndrojnë çdo natë në rrugë për të protestuar. Forca të shumta policie rrethojnë zonën ku mbahet protesta dhe nuk lejojnë bllokimin e qarkullimit të mjeteve.