Kërcënohet me jetë Sazan Guri: Xhelati i Lartë i Policisë më dërgoi lajmës “do të bëjmë 500 copa”!

Ambientalisti Sazan Guri, pjesë e protestës së banorëve të Astirit, është paralajmëruar në mënyrë jozyrtare nga ana e Policisë së Tiranës, që të heqë dorë nga kjo kauzë, ndryshe do ta pësojë. Guri tregon se, në sy të gruas së tij, Drejtori i Policisë së Tiranës i ka dërguar fjalë që të mos përzihet më në protestën e banorëve të Astirit.

Ai tregon: “U mendova gjithë natën: Ta them a mos ta them?!

Mbasi me thirrën dje pasdite në Komisariatin nr. 6 në Kombinat, vonë nga ora 22, sapo dola me zonjën time nga Teatri me dramën “Xhelati”, një drejtues, vetë Xhelati i Lartë i Policisë së Tiranës, më dërgon fjalë, në sy të gruas, me një mik shtëpie si lajmës që, nëse shkon prapë te protesta e banorëve të Unazës, do ta bëjmë 500 copa!

Sigurisht, nuk jam pjesë e hallit të banoreve, por jam pjesë e së drejtës publike te ata sot dhe, të kushdo qoftë nesër, ndaj e bëra lajmin publik”, shkruan Guri në rrjetet sociale.

auto Screenshot 81570873472