Ballina Sport “De Ligt si Cristiano Ronaldo”

“De Ligt si Cristiano Ronaldo”

Edwin van der Sar e ka krahasuar Matthijs de Ligt me Cristiano Ronaldon, duke thënë se ata kanë mentalitet të njëjtë për të qenë ndër më të mirët në botë.

De Ligt la verën e kaluar Ajxin për t’iu bashkuar Juventusit për më shumë se 75 milionë euro, por tani për tani, nuk ka treguar atë shkëlqimin që kishte te klubi që i befasoi të gjithë në Champions sezonin 2018/19.

Van der Sar nuk ka asnjë dyshim se 19-vjeçari do të jetë ndër më të mirët në botë dhe do të shkruajë histori.

“Ai ka qenë në Ajax gjithë jetën e tij”, tha Van der Sar për ESPN. “Kështu që të largohesh me të dashurën, familjen në një vend tjetër, ai duhet fillimisht të mësojë gjuhën dhe t’i njohë gjithë shokët e skuadrës”.

“Ai ka mentalitet të fortë, lojtar që dëshiron të përmirësohet gjithmonë, dëshiron të jetë ndër mbrojtësit më të mirë në botë. E kam parë këtë te disa lojtarë dhe njëri luan për ekipin e tij, Cristiano Ronaldo.

Exit mobile version