Tronditet Kavaja, polici vret me armën e shërbimit një person dhe mbetet i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një konflikti për një grua. Dritan Haxholli ka mbetur i vdekur në vend nga plumbat e pistoletës së punonjësit të policisë Bledar Toçi

Burime bëjnë me dije se, efektivi i policisë, Bledar Toçi është dërguar rreth orës 01:00 të mëngjesit në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se Toçi dhe viktima, Dritan Haxholli kanë shkuar në të njëjtën kohë në shtëpinë e të dashurës së tyre, e cila kishte marrëdhënie me të dy dhe kjo ka bërë që ata të nxjerrin armët dhe të qëllojnë mbi njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit të Kavajës dhe viktima dyshohet që të jetë banor i zonës. Mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur një armë pistoletë dhe një kallashnikov.

Njoftimi i policisë për vrasjen në Kavajë

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë,  shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q.  Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T,  banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.