Hyri me kallash në banesën e ish të dashurës, dinamika e krimit në Kavajë

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Kavajë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanËeb’ se Dritan Haxholli ka pasur një lidhje dashurie me shtetasen me inicialet M. Q.

Po ashtu mësohet se prej disa javësh ata ishin ndarë, por kjo nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë vajzën ne telefon dhe në banese.

Bezat raporton se e njëjta gjë ka ndodhur edhe mesnatën duke u gdhirë e enjtja. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se ajo nëse ndahej nga ai, ky i fundit nuk do ta linte të qetë.

Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banese për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bledar Toçin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish te dashurin.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinje të së resë. Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toçi dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur.

Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Personi që shihni në foto është gruaja që u bë ‘mollë’ e sherrit që pasoi me një të vdekur dhe një të plagosur. “BalkanËeb” ka siguruar detaje nga krimi i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Kavajën.

Një lidhje e ndërprerë, ka bërë që ish- i dashuri mos të pranonte ndarjen nga shtetasja Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur.

Gruaja e martuar, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjec, ishte lidhur me shtetasin

Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur. Nga fotot e siguruara në “BalkanËeb” shihet se Qatja bën një jetë luksoze, ndërsa ka edhe një agjenci turistike të vetën.