Skandali: Basha e caktoi për gjimnaz të ri për Tiranën, Veliaj e bën biznes për një italian të dyshimtë

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër skandal nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Plani Rregullues i Tiranës, i vitit 2013, kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, kishte caktuar të ndërtonte një gjimnaz të ri për kryeqytetin, ndërsa bashkia e Erion Veliajt e bën biznes për një italian të dyshimtë.

Denoncimi i Malltezit

Ky është denoncimi i rradhës i.

“Plani Rregullues i Tiranës i Bashës më 2013 këtu kishte caktuar Gjimnaz të ri për Tiranën, plani i 99-ave e bën biznes për një italian të dyshimtë. “Asgjë të ligë, çdo gjë me ligj”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Bëhet fjalë për rrugën “Ndre Mjeda”, pranë ish Fushës së Avicionit, në Tiranë.