Shqipëria drejt shuarjes! Malltezi publikon grafikun: Shtesa natyrore e popullsisë në pikiatë të frikshme!

Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar me shpejtësi vit pas viti, duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.

Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona, niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sipas të dhënave të INSTAT.

Lidhur me këtë fenomen shqetësues reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaq edhe grafikun që tregon rënien e lindjeve nga viti 1990 deri më 2018, Malltezi shkruan se nga viti 2014 jemi në një pikiatë të frikshme.

“Dramë: vetem periudha 2008- 2014 ka një fare rritje. Përkon me “Brain Gain” që u lançua diku në 2008. Nga 2014 pikiatë e frikshme. Trishtim”, shkruan Malltezi në postimin e tij.