Protesta/ Malltezi: Nesër, si 26 vite më parë do protestojmë që mos shkatërrojnë Kopshtin Botanik

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi shkruan në një postim në Facebook se, nesër do të protestohet si 26 vite më parë që mos të shkatërrojnë Kopshtin Botanik.

“Nesër si 26 vite më parë do protestojmë që mos shkatërrojnë Kopshtin Botanik. Kush e mendonte dot këtë gjë? Një i çmendur një vend çmend!, shkruan Malltezi.

Edhe studentët kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës i ka drejtuar një thirrje çdo studenti për t’iu bashkuar marshimit që do të nisë nga oborri i fakultetit.

Këshilli Studentor i bën thirrje kryebashkiakut Erjon Veliaj që të ndalë turravrapin e shëmtuar dhe antiligjor të uzurpimit dhe shfrytëzimit të pasurive publike në interes të mafies së betonit.

2 64

5

6

3 4