Haradinaj: Dëshmuam se jemi po aq europianë sa çdo vend tjetër në Europë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i tij për t’ia kthyer sovranit vendimarrjen duke dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, sot u vërtetua që ishte i drejtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gara e drejt dhe e qetë e ka ngritur Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë, sipas Haradinajt, janë meritore të gjitha partitë.

“Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se “Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit.”