Deklarata e parë e Kurtit: Nesër ftoj LDK-në të bashkëqeverisim

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare.
Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në.

I pari i Vetëvendosjes i pyetur për koalicionet e ardhshme nëse konfirmohen rezultatet aktuale, ka thënë se LDK është opsioni i parë.

“Sigurisht se ne gjithmonë i kemi konsideruar LDK-në si partnerë në opozitë. Kemi bërë hapa të bashkërenduar. Fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët si deshëm. Së bashku do t’i kemi 60 deputetë.

Unë si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës preferoj një qeveri stabile dhe patjetër e shoh si partnerë LDK-në”.
Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin.