Zhvillim tjetër negativ për Shqipërinë, Berisha: Me Edvin Mafinë negociatat nuk hapen!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të qeverisë holandeze se, hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme, duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe ngritjen e SPAK. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se një tjetër zhvillim negativ në lidhje me negociatat për Shqipërinë, ndërsa shton se qëndrimi i Holandës është i njëjtë me atë të Bundestagut që ka vendosur 9 kushte për vendin tonë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Zhvillim tjeter negativ per hapjen e negociatave me Shqiperine!

Qeveria e Mbreterise se Hollandes ne letren e saj derguar parlamentit sugjeron njelloj si Bundestagu gjerman:
-Po hapjes pa kushte te negociatave me Maqedonine e Veriut.
-Jo hapjes se negociatave me Shqiperine pa plotesimin e kushteve, ne radhe te pare
a-luftes kunder krimit te organizuar dhe
b-luftes kunder korrupsionit me rezultate kokrete!

Ky qendrim i Hollandes njelloj si qendrimi i Bundestagut qe vendosi 9 kushte ka ne baze mos plotesimin nga qeveria shqiptare te asnjerit prej kushteve te vendosura nga Keshilli i Ministrave te BE me 26 qershor te vitit 2018 ne Luksemburg.

Letra negative per Shqiperine qe dje qeveria hollandeze i dergoj parlamentit vjene vetem sa do perforcoje qendrimin negativ te ketij te fundit mbasi dy myaj me ky parlament ka miratuar rezolute jo vetem kunder hapjes se negociatave me Shqiperine por edhe per rikthimin e vizave per qytetaret shqiptar.

Si perfundim miq me Edvin Mafine negociata me Shqiperine nuk hapen!

Lexoni shkrimin e meposhtem. sb

“Holanda: BE nuk duhet të hapë negociatat me Shqipërinë

Hollanda beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në fillim të kësaj jave, udhëheqësit e BE-së argumentuan për këto bisedime.
Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, Stef Blok Shqipëria nuk është ende gati për të nisur bisedimet.

Sipas qeverisë së Amsterdamit, para se të çelen negociatat me Shqipërinë, kjo e fundit duhet të përmbushë më parë një sërë kushtesh sa i përket ligjshmërisë dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qeveria holandeze ve theksin te krijimi i SPAK dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Këshilli konkludoi në 26 qershor 2018 se Shqipëria duhet të ndërmarrë një rrugë konkrete me zbatimin e sundimit të ligjit përpara se të hapen negociatat e anëtarësimit.
Vendi duhet të konsolidojë reformat gjyqësore dhe të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kabineti mirëpret hapat e ndërmarra nga Shqipëria në fushën e vettingut, hapat në fushën e sundimit të ligjit, operacionet policore dhe arrestimin e dy kryebashkiakëve të inkriminuar.

Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin e krimit të organizuar.
Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet në çdo rast së pari të jetë operacional dhe Shqipëria të shërbejë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por sipas qeverisë holandeze, hapja e negociatave në këto momente, është një hap i parakohshëm”, thuhet në letrën e qeverisë holandeze drejtuar parlamentit, raporton Syri.net.

Një pjesë e shteteve anëtare pajtohet me rekomandimet e Komisionit Europian në lidhje me hapjen e negociatavee me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por nënvizojnë se bëhet fjalë vetëm për fillimin e një procesi të gjatë dhe jo për anëtarësim efektiv.
Edhe Bundestagu gjerman ra dakord që qeveria e Berlinit të japë “Ok”-in për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke vendosur theksin te përparimi i reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sa i përket Shqipërisë, Bundestagu vendosi çeljen e negociatave e kushte duke nisur nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetutese, dhe zbatimi i reformës zgjedhore. Ndërkohë kërkohet edhe përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.

“Qeveria nuk po shprehet as për “Po” dhe as për “Jo”, por se hapja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme. Më 8 tetor do të ketë një tjetër seancë plenare në Holandë, ku qëndrimet do të bëhen më të qarta”, mbyllet letra e qeverisë së Amsterdamit. /SYRI.net
© SYRI.net