Rama dhe zëvendësi i tij sulmojnë prokurorin pse arrestoi drejtorin e Kadastrës për korrupsion

Qeveria e Rilindjes dhe Edi Rama kur nuk arrestohen njerëzit që nuk janë në strutkurat e qeverisë thonë se, drejtësia është e pavarur. Por kur arrestohen njerëzit e pushtetit dhe drejtorët e tyre, atëherë vendosin të sulmojnë prokurorët dhe gjykatraët.

Kështu ka ndodhur edhe me prokurorin Arjan Ndoj, i cili 3 ditë më parë i ka prerë fletën e arrestit Liridon Pulës, ish-drejtor i Kadastrës në Durrës.

I pari që sulmoi prokurorin ishte Edi Rama. Gjatë ditës së djeshme, Rama tha se ka prokurorë të lidhur me bandat që u bëjnë presion drejtuesve të shtetit.

Por sot Rama ia ka deleguar akuzat Erion Braçes, duke e dërguar në Durrës për të ndjekur gjyqin ndaj Pulës.

Gjykata vendosi të lejë në burg Liridon Pulën dhe Braçe nuk i ka kursyer sulmet ndaj prokurorit dhe gjyqtarit.

Sot Braçe ka zbuluar emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, mbështet një grup kriminal në Durrës. Edhe Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arian Ndoja.

Duket se arrestimi i Liridon Pulës i ka ‘djegur’ shumë Edi Ramës, pasi drejtorët e zgjedhur prej tij, po bien në pranga.

auto 1570180854 erionbrae1570182353