Ballina News Prokuroria regjistron kallzimin penal ndaj Ramës për 80 mijë dollarët e fotos...

Prokuroria regjistron kallzimin penal ndaj Ramës për 80 mijë dollarët e fotos me Obamën, a do të dënohet?

Dyshimet për implikimin e Edi Ramës në kontributin e paligjshëm prej 80 mijë dollarësh, për një foto me Barack Obamën do të verifikohen edhe nga prokuroria shqiptare.

Bëhet e ditur se, në Prokurorinë e Tiranës është regjistruar procedimi penal për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, çka do të thotë se prokuroret do të hetojnë dyshimet që deri dje nuk kishin dalë nga kufijtë e sulmeve politike në lidhje me këtë çështje.

Pak ditë më parë, Ëilliam Argeros, një person i përfshirë në kontributin e paligjshëm në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

Por ndërsa Argeros përlotej në sallën e gjyqit, avokati i tij pranoi se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Një fakt i tille është mohuar me pare nga Rama. Pikërisht ky zhvillim, vuri në lëvizje Partinë Demokratike që dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për kryeministrin Rama.

Në kallëzimin e Partisë Demokratike kërkohet qe Rama të hetohet mbi tre shkelje penale:

  1. Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
  2. Refuzim i deklarimit, mosdeklarimit, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhurve dhe nëpunësve publik.
  3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Kallëzimi është regjistruar dhe se çështja do ti kalojë me short elektronik një prokurori, i cili do të ngarkohet të bëjë veprimet hetimore.

Exit mobile version