Basha: Hetimi Federal në SHBA rrëzoi akuzat ndaj PD, Prokuroria shqiptare e zvarrit çështjen për llogari të Ramës

Pyetje: Sipas informacioneve të Syri.net, prokuroria e Tiranës ka regjistruar çështjen për kryeministrin Rama. Tashmë mund të konsideroheni baraz, ka një çështje për ju z.Basha, ka një çështje për sponsorizime të paligjshme, ka një çështje për z.Rama, sigurisht prapë për sponsorizime të paligjshme?

Basha: Edi Rama ka fshehur, ka mohuar gjithçka prej fillimit, ndërsa ne prej fillimit i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë për akuzat e ngritura nga e njëjta gazetë që ngriti akuzat kundër presidentit aktual të Amerikës. Akuza të cilat u hodhën poshtë nga hetimi federal në SHBA dhe mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se nga akuzat e ‘Mother Jones’ ndaj PD, autoritetet federale në SHBA-ve kanë vendosur që këtu nuk ka asnjë bazë për një hetim.

I vetmi që vazhdon hetimet prej një viti e gjysëm dhe vazhdon e zgjat dhe zgjat është prokuroria e vendosur nën trysninë politike të Edi Ramës; kjo nuk krijon asnjë shqetësim për mua dhe as për bashkëpunëtorët e mi sepse as PD, as unë nuk kemi shkelur asnjë një ligj as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në gjetkë. Por është një tregues se si përdoret prokuroria, se si përdoret presioni politik për të goditur kundërshtarin politik.

Ndërsa në rastin e Edi Ramës kemi të bëjmë me një akt penal të konsumuar të cilin kemi dy të dënuar me burg dhe këta dy të dënuar kanë qenë ndihmës në një vepër penal nga e cila ka përfituar person i tretë, që siç thotë drejtësia amerikane është kryeministri në detyrë Edi Rama. Prandaj nuk ka asnjë shenjë barazi mes nesh.

Pyetje: Ju kanë thirrur më në prokurori?

Basha: Jam thirrur sa herë që Edi Ramë i kanë shpërthyer skandale dhe pastaj dosja lihet në pluhur që të përdoret prapë kur të ketë skandalin tjetër të qeverisë për të mbuluar. Besoj se shqiptarët e kanë marrë vesh sesi shkon kjo mesele.

Pyetje: A ndiheni i shantazhuar nga kjo dosje z.Basha?

Basha: Absolutisht jo! S’është e lëhtë të më shantazhosh mua z.Peka. Janë përpjekur që në fillimet e karrierës time të më shantazhojnë, kam provuar se i kanë bërë hesapet gabim.