2 ton drogë nga Shqipëria sekuestrohet në Turqi brenda dy kamionëve me tekstile

Një sasi rekord e lëndëve narkotike është sekuestruar gjatë ditës së djeshme në Turqi, ndërkohë që autoritetet dyshojnë se pronarët dhe autorët e këtij mashtrimi janë shqiptarë.

Policia turke ka sekuestruar një sasi rekord prej gati dy tonë drogë me dy mjete që vinin nga Shqipëria.

Sasia prej 2 ton droge e modifikuar gjenetikisht në materialet tekstile dhe lënde të parë të prodhimeve të copave dhe veshjeve, po transportohej me dy automjete.

Lënda narkotike marijuanë e modifikuar gjenetikisht, me një peshë prej 1,880 tonë, u gjet e paketuar në thasë brenda minibusëve të dy shtetasve të huaj.

Nuk përcaktohet nëse ata janë shtetas shqiptarë. Raportohet se ngarkesa origjinale e mjeteve ishin prodhime tekstile shqiptare. Skuadra turke kundër narkotikëve njoftoi se autorët po mbaheshin nën vëzhgim prej gjashtë muajsh. Tetë operacione të tjera në vend vijuan me kapjen e rreth 60 kilogramë heroinë, trembëdhjetë kilogramë kokainë të fshehura në fikës portativë të zjarrit, 8 kg rrëshirë kanabis, tre armëve automatike dhe 300 fishekëve.

16 të dyshuarit, përfshirë edhe dy shtetasit e huaj, mendohet se vepronin si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikut ndërkombëtar.

Arrestimi dhe shoqërimi i autorëve erdhi në vazhdën e një operacioni të bashkërenduar në tetë qytete të ndryshme të Turqisë në datat 15-30 shtator. Turqia mbetet një urë e rëndësishme për kalimin e drogave mes kontinenteve.

Autoritetet turke thonë se problematika sfidon sigurinë publike dhe kombëtare dhe është tejet e vështirë për t’u adresuar përfundimisht. Vetëm në Stamboll vitin e kaluar u sekuestruan mbi nëntë tonë drogë ndërsa si të dyshuar u shoqëruan gati 63 mijë persona.