Vidhet edhe ministria e Brendshme, merren kondicionerë, printera…

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, më datë 2 tetor, në parkun e ministrisë së Brendshme.

Paraprakisht, dyshohet se nga parku i institucionit janë marrë pajime, si: kondicionerë, printer dhe skanera. Informacioni është bërë i ditur nga një burim jozyrtar pranë Prokurorisë për televizionin “Top Channel”.

Sipas të njëjtit burim, kjo është vjedhja e dytë brenda një harku të shkurtër kohor, pasi edhe më herët, nga i njëjti institucion janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash.