Tronditet Fushë Kruja nga shpërthimi i tritolit

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e një shtëpie në fshatin Halil të Fushë Krujës. Për fat të mirë, asnjë nga banorët e saj nuk është lënduar.

Kryefamiljari i A.P , 40 vjeç, është marrë në pyetje nga Policia nëse ka konflikte dhe ka nisur puna për zbulimin e autorëve që hodhën lëndën plasëse tek kjo familje.

“Nuk kam konflikte me asnjë person dhe kjo gjë nuk më shqetëson”, mësohet të ketë thënë shënjestra e tritolit.

Objektivi i autorëve që shpërthyen në tritol banesën në Fushë Krujë ishte Arben Pëllumbi. Ky i fundit është pronari i shtëpisë që iu vendos lënda eksplozive, por që fatmirësisht në ato momente nuk ndodhej në banesë.

Pëllumbi, 40-vjeç është me orgjinë nga Malësia e Krujës dhe prej vitesh është vendosur në Fushë Krujë, në banesën që siç shihet edhe në video ka pësuar dëme nga lënda plasëse. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 40-vjeçari ka rrëfyer se nuk ka konflikte me asnjë person.