Mediat greke: Dy gomonet me 2.5 ton kanabis ishin ngarkuar në Vlorë, heroina u hodh në det

Mediat greke vazhdojnë t’i bëjnë jehonë aksionit disa ditor në det, ku janë kapur 2 gomone me 2.5 ton kanabis dhe na pranga janë vënë 4 shqiptarë.

Media greke “The toc” shkruan sot se dy gomonet e kapura ishin ngarkuar në Vlorë me 2.5 ton kanabis sativa.

Droga kishte destinacion zonën e Aivalin në Turqi. Droga do të shkëmbehej me 150 kg heroinë.

1.3 ton janë lënë në brigjet turke dhe 1.2 ton u kapën nga policia greke.

Heroina është hedhur në det gjatë ndjekjes, dyshohet në një thellësi prej 300 metrash.

Vlera e kanabisit në Turqi është 3 deri në 4 mijë euro për kilogramë, ndërsa në Greqi 1mijë euro.

Skafisti i kapur në gomonen e dytë u hoq si klandestin duke thënë që kishte ardhur nga Turqia me një gomone bashke me disa të tjerë.

auto upl5d959f6122f931570092015