Droga në vend qarkullon lirshëm, krimi bën ligjin, policia është bërë palë me bandat!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, duke folur nga studio e ‘360 gradë’ deklaroi se, krimi në Shqipëri bën ligjin dhe policia është e paaftë.

Sipas tij doga hyn dhe del nga Shqipëria pasi banditët janë siguruar nga autoritete. Salianji theksoi se sot policia është bërë palë e bandave.

‘Dëmtohet në masë jo vetëm këta që merren me drogë. Përdorimi i madh i drogës dhe kokainës, raporti i OKB-së e rendiste Shqipërinë në konsumues të madh të drogës, dhe e treta Shqipëria është futur në hartën e drogë botërore. Në Shqipëri nuk është kapur asnjë sasi e madhe droge, kjo ka sjellë fuqizimin e grupeve kriminale dhe e ka bërë policinë të paaftë.

Sot jemi në një situatë ku policia e shtetit mban krahë, duke u bërë pjesë e një bande kriminale. P të marrësh stilistikisht, nëse ka një grup të strukturuar kriminal nga A tek ZH të gjithë të arrestuarit janë punëtorë.

Droga vjen në Shqipëri sepse bandat kanë garanci nga autoritete. Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në nivele alarmante. Policia deri tani nuk ka zbuluar asnjë vrasje, policia vetëm numëron viktimat’, u shpreh Salianji.