Zagani i dërgon Ramës videon e trafikut të drogës, ai e kërcënon: Ik e mos e përdor më këtë numër se…

Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani që ndodhet në azil politik, ka patur një përplasje me kryeministri Edi Rama me mesazhe në celular. Kjo përplasje është bërë publike nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe mesazhet e shkëmbyera mes Zaganit dhe Ramës.

Berisha ka publikuar në vijim, mesazhin domethënës që Zagani i ka dërguar Ramës, një lajm me video për drogën në Shqipëri të publikuar nga mediat italiane. Por, Rama s’e ka duruar thumbimin dhe i është përgjigjur me agresivitet dhe fyerje.

“Një dhuratë e bukur e Dritan Zaganit për Edvin Mafinë. Shikoni dhuratën dhe lexoni mesazhet që kanë shkëmbyer njeri me tjetrin”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook

Komunimi ndërmjet Zaganit dhe kryeministrit Rama me mesazhe në celular

Dritan Zagani:  Po ta nis këtu që ta ruash, se ata italianët për 1 javë do e heqin nga rrjeti gratis e pastaj duhet të harxhosh lekë për ta parë. Meqë ti je dhe nikoQir i madh, ta dërgova gratis, ta kesh. Kjo është seria e parë, shpejt do të dërgoj edhe të dytën. Eh se desh harrova: të fala ke nga ai miku ynë i Bild. Këto ditë do dalim me atë që të kemi premtuar. Pushime të mbara lartmadhëria juaj.

Edi Rama: Ore veshgjatë, që s’ve as emrin. Ik e mos e përdor më këtë numër, se për zagarë si ti e si ata që jetojnë nëpër puesta, rroj njëmijë vjet unë.

Dritan Zagani: Po po, rron se askush s’po të kërcënon o lartmadhëri. Unë thjesht të dërgova serinë e radhës të Narkotika.

auto 71153478 1384439265050310 9024740914790137856 n1570002487