Vendi nën sundimin e krimit, vrasje edhe në qytetin e ministrit, Lleshi në drejtim të paditur

Vendi ndodhet nën sundimin e krimit, ku përditë ndodhin vrasje e grabitje ndërsa policia e Llesh kimikut vetëm sa ka arritur të numërojë viktimat.

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen sotme. Vrasja e radhës ka ndodhur në Mirditë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:00.

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen sotme, ndersa trupi i pajete i 34-vjecarit me incialet E. Z., është gjetur në një fushë. Policia ka dhënë informacione paraprake në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Policia Mirditë /Informacion paraprak

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë  Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Ndërsa vrasjet terrorizojnë qytetarët, Sandër Lleshaj dhe Tonin Vocaj e kanë kyçyr gojnë dhe qëndrojnë të fshehur s’dohet se ku.

Në vetëm dy ditë kanë ndodhur 5 vrasje, dy prej tyre atentate mafioze.

Nisi dje në mëngjes në Lushnje me ekzekutimin e bizmesnit Besim Hida, vazhdoi me masakrën në Dibër, ku viktimat edhe pse kishin kërkuar ndihmë në polici nuk kishin marrë asnjëherë zgjidhje dhe vazhdoi sot me ekzekutimin e një të riu, duke ia hedhur trupin në një arë.

E prej dy ditësh ka humbur pa gjurmë ministri Sandër Lleshi dhe drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj.

Në vend që të merreshin me situatën e rëndë kriminale në vend, policia merret me terrorizimin e mediave ndërkohë që krimi po bën kërdinë dhe të ‘kërkuarit’ banojnë në një lagje apo pallat me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.