Ronaldo arrin rekord tjetër në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo e ka arritur një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, pas golit në fitoren e Juventusit kundër Bayer Leverkusen të martën.

Ronaldo shënoi në minutën e 88-të në triumfin 3:0 të Juves kundër Bayern Leverkusen në Grupin D në Allianz Stadium.

Kjo nënkupton se superylli portugez ka shënuar kundër 33 kundërshtarëve në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar me legjendën e Real Madridit, Raul.

Ronaldo nuk mund të jetë shumë i rehatshëm, megjithatë, pasi rivali i tij i madh, Lionel Messi, ka shënuar kundër 32 ekipeve të ndryshme në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës mund ta barazojë Ronaldon sot, nëse shënon kundër Interit – një klub ndaj të cilit Messi ende nuk ka mundur ta gjejë rrjetën e portës.