Policia britanike publikon pamjet e vrasjes së Grineo Dakas, apel qytetarëve

Policia britanike ka publikuar një seri pamjesh dhe ka drejtuar një apel ndaj qytetarëve për të ndihmuar në kapjen e autorëve të vrasjes së 27 vjeçarit, Grineo Daka.

Daka u qëllua për vdekje më 7 korrik në Klubin Phoenix Snooker në Lea Bridge Road pas një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve.

Kryeinspektori Mark Wrigley, tha se ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit pasi ata mund të na ndihmojnë me informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Daka.

27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje fatalisht rreth orës 03:00 të 7 korrikut.

Daka u shqiptua e vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy burra të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Policia ka rinovuar apelin e tyre për të identifikuar personat e kapur nga kamerat e sigurisë natën e sulmit.

“Nëse i njihni utorët, ju lutemi paraqituni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë që ata që janë përgjegjës para drejtësisë “, thuhet në apelin e policisë.

Një burrë 29-vjeçar u akuzua për vrasje, mbajtje të armës së zjarrit, ndërsa dy burra, 33 dhe 34, dhe një grua, 27, po hetohen në gjendje të lirë.

Wrigley, tha “unë do t’i bëj thirrje kujtdo që ishte brenda ose afër Klubit Phoenix që të marë telefonin dhe të thërrasë tani policinë”.